NJOFTIM PËR AKTIVITETET MBRENDA XHAMISË DITURIA-GJENEVË - Cdo ditë 15 min para namazit të Sabahut lexohet Kur’an me zë nga imami. - Cdo të enjte aksham-jaci ushtrime në leximin e Kur’anit nga xhemati para hoxhës gjithashtu , përgaditje për muezin dhe përgaditje për zëvendësim të imamit në raste të mungesës së imamit. - Cdo Xhuma 20 min. para ligjëratës do të bëhet leximi i sures Kehf nga imami para xhematit. - Cdo Xhuma 30 min. para ezanit ligjëratë (KUJDES : namazi i xhumasë tërë vitin falet në të njejtën kohë pa asnjë ndryshim pra : ora 12h ligjërata, kurse ora 12h30 ezani për tu falur ). - Gjithashtu çdo të diele 30 min para namazit të drekës : ligjeratë. - Cdo të diele do të ketë kurse për mësimbesim, për orarin njoftohen direkt nxënësit. - VËNI RE : nga data 1 Tetorë deri më 22 shkurt të cdo viti namazi i sabahut falet ora 7h, kurse jashta kësaj kohe namazi i sabahut falet në kohën sipas marrëveshjes mes imamit dhe xhematit. - Po ashtu çdo vit menjëherë pas ndërrimit të orës në muajin tetorë e deri më datën 22 janar namazi i jcisë do të falet në ora 19h,pastaj vazhdonë sipas takvimit. - Kurse ditëve të shtuna do të ketë kohe pas kohe ligjërata të ndryshme nga imami ose me mysafir të ndryshëm nga zvicrra , jasht zvicrrës dhe nga vendlindja për të cilat do të njoftoheni para kohe per ditën,datën dhe orën. - Po ashtu do të kemi edhe tribuna,duahatme,seminare dhe programe të ndryshme për të cilat do të njoftoheni para kohe. Me rrespekt nga imami dhe kryesia e Xhamisë Dituria-Gjenevë.
Xhamia e re Statuti Kontact Reth nesh FillimiCopyright 2009
A bout - Sell conditions - Contacts