Dituria

NAMAZI

Pasi që vendos t’u nënshtrohet urdhërave të Krijuesit të Tij, muslimani e ka për obligim faljen e pesë namazeve në kohët e tyre:

1) Sabahu

2) Dreka

3) Ikindia

4) Akshami

5) Jacia

Është obligim që namazet të falen në kohën fillestare, mirëpo në rast të mospasjes kohë për shkak të ndonjë pune të domosdoshme, falja mund të shtyhet deri kah fundi i intervalit të përcaktuar për faljen e atij namazi.

1) Sabahu falet në agim – prej kur fillon dallimi mes errësirës së natës dhe dritës së zbehtë të mëngjesit, dhe vazhdon deri para lindjes së diellit.

2) Dreka falet pasi të lëvizë dielli prej zenitit, deri në atë pozitë kur hija e objektit fiton gjatësinë e vet objektit.

3) Ikindia falet menjëherë pas mbarimit të kohës së përcaktuar për faljen e drekës dhe vazhdon deri para perëndimit të diellit.

4) Akshami fillon pas perëndimit të diellit deri në errësimin e horizontit.

5) Jacia falet pasi që horizonti errësohet plotësisht, deri para agimit.

Duhet cekur se rreth faljes së namazeve ka lehtësime të mëdha për njerëzit e sëmurë, ata që kanë obligime, mysafirët etj., por lëshimi i namazeve me qëllim nuk arsyetohet me asgjë, ndërsa në rast të lëshimit të ndonjë namazi pa qëllim, ose me harresë, namazi duhet të falet në momentin kur të kujtohet. All- llahu fal të gjitha mëkatet që bëhen paqëllimisht, ose me padijeni, mirëpo, siç e kemi përmendur edhe më parë, për lëshimin e ndonjërit nga kushtet e Islamit qëllimisht pason dënim i rreptë në botën tjetër, ndërsa për atë që mohon faljen e namazit ose një nga pesë kushtet e Islamit, qëndrimi Islam është se del nga feja dhe bëhet mosbesimtar.

© Copyright 2024, Dituria të gjitha të drejtat e rezervuara. Dizajnuar nga BESSTTECH