Historia e qendrësHistoire du centre
Q.I.K.SH.D — Qendra Islame Kulturore Shqiptare Dituria, Gjenevë.
Q.I.K.SH.D — Centre Culturel Islamique Albanais Dituria, Genève.
Xhamia DITURIA-Gjenevë, ose Q.I.K.SH.D (Qendra Islame Kulturore Shqiptare Dituria), është qendër e formuar në tetor të vitit 2005 nga xhemati shqiptar i Xhamisë së madhe (e arabëve) në Gjenevë.
Q.I.K.SH.D është vazhdimësi e organizimit të shqiptarëve muslimanë që menaxhuan xhaminë shqiptare në Gjenevë. Fillimisht u formua si SH.K.R.B (Shoqatë Kulturore e të Rinjve të Ballkanit), kurse në nëntor të vitit 2008 u shndërrua në Q.I.K.SH.D.
Qëllimi i formimit
Duke u nisur nga fakti që ne shqiptarëve muslimanë na mungonte një xhami, u bashkuam dhe formuam këtë shoqatë me qëllim që të gjejmë një lokal për xhami. Ky qëllim u realizua në dhjetor të vitit 2005. Pas punimeve që kishte nevojë lokali i ri, hapja solemne u bë më 9 prill 2006.
Situata aktuale
Sot xhamia jonë ka një imam të rregullt, i cili është në xhami për faljen e pesë kohëve të namazit, ligjëratat e ditëve të xhuma dhe të diela, mësimbesimin fetar për fëmijë dhe të rritur, dhe është në dispozicion të xhematit për çdo ceremoni fetare.
Në kuadër të xhamisë funksionon edhe sektori i femrave, me ligjërata dhe mësimbesim, që udhëhiqet nga hafizja e xhamisë sonë.
Burimet financiare
Të gjitha këto aktivitete mundësohen nga anëtarët tanë, të cilët kanë ndihmuar dhe vazhdojnë ta ndihmojnë xhaminë duke paguar anëtarësinë vjetore prej 350 CHF për familje.
Kjo nuk është forma e vetme e kontributit: kush dëshiron mund të kontribuojë me donacione të ndryshme dhe me shuma të pacaktuara. Edhe ti, vëlla e motër që po e lexon këtë letër, mund ta ndihmosh xhaminë, sepse xhamia ka nevojë edhe për ndihmën tënde. Duke ndihmuar xhaminë, ndihmoni të ardhmen e familjes suaj.
Uthman ibn Affan r.a. transmeton: E kam dëgjuar Pejgamberin ﷺ duke thënë: “Cilido që ndërton një xhami për hir të Allahut të Madhëruar, Allahu do t’i ndërtojë një shtëpi në Xhenet.”
Me respekt dhe nderim,
Imami dhe kryesia e Xhamisë Dituria, Gjenevë
La Mosquée DITURIA-Genève, ou Q.I.K.SH.D (Centre Culturel Islamique Albanais Dituria), est un centre créé en octobre 2005 par la communauté albanaise de la Grande Mosquée (des Arabes) de Genève.
Le Q.I.K.SH.D est la continuation de l’organisation des Albanais musulmans qui gérait la mosquée albanaise de Genève. Créée d’abord sous le nom de SH.K.R.B (Association culturelle de la jeunesse des Balkans), elle est devenue le Q.I.K.SH.D en novembre 2008.
Pourquoi l’association a été créée
Il manquait une mosquée aux musulmans albanais. Nous nous sommes donc réunis pour fonder cette association, avec le but de trouver un local pour une mosquée. Ce but a été atteint en décembre 2005 ; après les travaux nécessaires, l’inauguration officielle a eu lieu le 9 avril 2006.
Aujourd’hui
Notre mosquée a aujourd’hui un imam permanent, présent pour les cinq prières quotidiennes, les conférences du vendredi et du dimanche, l’enseignement religieux pour enfants et adultes, et disponible pour toute cérémonie religieuse.
La mosquée compte aussi une section féminine, avec conférences et enseignement, dirigée par la hafiza de notre mosquée.
Financement
Toutes ces activités sont rendues possibles par nos membres, qui soutiennent la mosquée en payant une cotisation annuelle de 350 CHF par famille.
Ce n’est pas la seule façon de contribuer : chacun peut faire des dons, quel qu’en soit le montant. Vous aussi, frère ou sœur qui lisez cette lettre, pouvez aider la mosquée, car elle a besoin de votre soutien. En aidant la mosquée, vous aidez l’avenir de votre famille.
Uthman ibn Affan (qu’Allah l’agrée) rapporte avoir entendu le Prophète ﷺ dire : « Celui qui construit une mosquée pour Allah, Allah lui construira une demeure au Paradis. »
Avec respect,
L’imam et le comité de la Mosquée Dituria, Genève
Çfarë ofrojmëNos activités
Jeta në xhamiLa vie à la mosquée
- 01
Pesë namazetLes cinq prières
Falja e përditshme me imam.
Prières quotidiennes avec l’imam.
- 02
LigjërataConférences
Të premteve dhe të dielave.
Le vendredi et le dimanche.
- 03
MektebiÉcole
Mësimbesim për fëmijë dhe ndihmë shkollore.
Éducation religieuse et soutien scolaire.
- 04
Sektori i femraveSection féminine
Ligjërata dhe mësim me hafizen.
Conférences et cours avec la hafiza.
- 05
Ceremoni fetareCérémonies
Nikah, xhenaze dhe mevlude.
Mariages, funérailles et mawlid.