NamaziLa Prière
الصلاة
Pasi që vendos t’u nënshtrohet urdhërave të Krijuesit të tij, muslimani e ka për obligim faljen e pesë namazeve në kohët e tyre.
Është obligim që namazet të falen në kohën fillestare. Në rast të mospasjes kohë për shkak të ndonjë pune të domosdoshme, falja mund të shtyhet deri kah fundi i intervalit të përcaktuar për faljen e atij namazi.
- Sabahu falet në agim, prej kur fillon dallimi mes errësirës së natës dhe dritës së zbehtë të mëngjesit, dhe vazhdon deri para lindjes së diellit.
- Dreka falet pasi të lëvizë dielli prej zenitit, deri në atë pozitë kur hija e objektit fiton gjatësinë e vet objektit.
- Ikindia falet menjëherë pas mbarimit të kohës së përcaktuar për faljen e drekës dhe vazhdon deri para perëndimit të diellit.
- Akshami fillon pas perëndimit të diellit dhe vazhdon deri në errësimin e horizontit.
- Jacia falet pasi që horizonti errësohet plotësisht, deri para agimit.
Rreth faljes së namazeve ka lehtësime të mëdha për njerëzit e sëmurë, ata që kanë obligime, mysafirët etj. Lëshimi i namazeve me qëllim nuk arsyetohet me asgjë. Në rast të lëshimit të ndonjë namazi pa qëllim, ose me harresë, namazi duhet të falet në momentin kur të kujtohet. Allahu fal të gjitha mëkatet që bëhen paqëllimisht ose me padijeni.
Après avoir décidé de se soumettre aux ordres de son Créateur, le musulman a l’obligation d’accomplir les cinq prières à leur heure.
Il est obligatoire de prier au début du temps imparti. En cas de manque de temps dû à un travail indispensable, la prière peut être retardée jusqu’à la fin de l’intervalle prévu pour cette prière.
- Fajr (Sabahu) se prie à l’aube, dès que l’on distingue la lueur blanche du matin de l’obscurité de la nuit, jusqu’avant le lever du soleil.
- Dhuhr (Dreka) se prie une fois le soleil passé au zénith, jusqu’au moment où l’ombre d’un objet atteint sa propre longueur.
- Asr (Ikindia) se prie dès la fin du temps de Dhuhr et dure jusqu’avant le coucher du soleil.
- Maghrib (Akshami) commence après le coucher du soleil et dure jusqu’à la disparition de la lueur à l’horizon.
- Isha (Jacia) se prie lorsque l’horizon est complètement sombre, jusqu’avant l’aube.
Il existe de grandes facilités pour les malades, ceux qui ont des obligations, les voyageurs, etc. Omettre volontairement une prière n’est excusable par rien. Si une prière a été manquée involontairement ou par oubli, il faut la faire dès qu’on s’en souvient. Allah pardonne tous les péchés commis sans intention ou par ignorance.